Parodistët e Vlorës, aq të dashur për publikun nuk i lënë adhuruesit e tyre vetëm as në këto ditë të vështira për shkak të pandemisë së COVID-19.
Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, së bashku me Artur Dhamon kanë kënduar një parodi në distancë për Koronavirusin duke dhënë edhe një mesazh.

U hap lajmi, mori dhenë një armik po na vjen,
e gjithë bota ulërin, ky armik po bën kërdinë
Doli shkurti, hyri marsi, në Shqipëri virusi plasi
me tragete e avionë, mbërriti dhe tek ne korona
Të mbyllur në shtëpi po qëndrojmë,
këshillat që na japin respektojmë,
distancën nga 1 metër po e mbajmë,
sapunin kurrë nga dora nuk e ndajmë.
Të dalim nga shtëpia nuk na e mban,
se ky nuk është grip por është flamë,
ç’na del përpara e dezinfektojmë,
e duam jetën që ta jetojmë.
Nxori urdhër qeveria, rrini mbyllur në shtëpia,
blemë oriz dhe makarona, mbushëm plotë raftet tona.
Televizionet nuk pushojnë, ditë e natë na shpjegojnë,
kujdes gojën, hundën, sytë, jemi bërë si të dytë.
Mos lëvizni nga bujtina, nga shtëpia, karantina
Se ilaçi për shërim e ka emrin ‘bëj durim’.
Nëse doni që të jetoni, këto këshilla i zbatoni.
Të martuar, pleq dhe fëmijë rrini brenda në shtëpi.
Edhe ti more trimosh, bëj si ne që të shpëtosh
Jepe besën, jepe fjalën, të gjithë së bashku do ia dalim

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb