Papa Françesku e ka cilësuar veten si një “mëkatar, në nevojë të mëshirës së Zotit”, teksa ka treguar në një intervistë, sesi debatet për divorcin në Kishën Romake kanë ndryshuar jetën e familjes së tij.

Ati i Shenjtë së shpejti do të publikojë librin e tij, dhe në intervistë tregon se nëse nuk do të ishte bërë Papë, ai mund të përfundonte edhe në burg. Papa Françesku flet për relatën e tij të “veçantë” me të burgosurit.

“Kam qenë gjithmonë shumë i lidhur me ta, pikërisht për shkak të vetëdijes që kam se jam një mëkatar. Sa herë që kaloj nga porta e burgut, gjithmonë pyes veten: Pse ata janë këtu, dhe jo unë? Unë duhet të isha këtu, unë e meritoj të jem këtu. Burgosja e tyre mund të ishte edhe e imja. Nuk ndjehem superior ndaj tyre”,- shkruan për të burgosurit Ati i Shenjtë.

Pope Francis kisses during statue of baby Jesus a Mass in St. Peter’s Basilica, at the Vatican, to mark Epiphany, Wednesday, Jan. 6, 2016. The Epiphany day is a joyous day for Catholics in which they recall the journey of the Three Kings, or Magi, to pay homage to Baby Jesus (AP Photo/Gregorio Borgia)

Në librin e parë të papatit të tij, Papa, një vizitor i shpeshtë i burgjeve, tregon se ka një mbesë e cila është martuar me një burrë të divorcuar.

Libri do të publikohet të martën në 86 vende dhe përfshin një sërë intervistash, disa prej tyre shumë personale, me papën 79-vjeçar të lindur në Argjentinë.

I intervistuar nga gazetari veteran i Vatikanit, Andrea Tornielli, Papa flet për fuqinë “turpit”, duke e përshkruar atë si udhëzim prej Perëndisë për të ndjekur një rrugë morale.

Ai tha: “Turpi është një hir: Kur ne ndjejmë mëshirën e Perëndisë, me të vërtetë na vjen turp nga vetja. Pavarësisht të kaluarës sonë me mjerim dhe mëkate, Perëndia mbetet besnik ndaj nesh dhe na ngre lart”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: