Kryeministri Edi Rama po pushon prej disa ditësh në jug të vendit me familjen e tij. Aktori i humorit Gazmend Paja ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” një foto me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë, larg imazhit zyrtar, shfaqet në këtë foto i veshur me bluzë e me pantallona të shkurtra dhe i qeshur.

Freskinë në këto ditë pushimesh gushti do ta merrte në Vuno pranë Zahos së vogël, por Edi Rama ka preferuar që të kalojë edhe nëpër Kavajë në një prej ditëve të pushimeve të tij.

Pasditen e së enjtes është parë në krah të të shumëpërfolurit Elvis Rroshi, i cili u rizgjodh kryebashkiak. Në një lokal në qendër të qytetit po e pinin kafen bashkë. 

(b.e/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: