BERAT

Kryetari i PD Lulzim Basha u prit në Berat nga qytetarë të shumtë. Qytetarët hodhën deklarata të forta në drejtim të kryeministrit Rama: “Edi Rama o legen, prite Bashën se po vjen”, thanë qytetarët mes tjerash.  Basha shtoi se Edi Rama tashmë është një pakicë, që qeveris me banda dhe kriminelë.

“Në këtë betejë jemi bashkuar si kurrë më parë. Kurrë më parë nuk kam parë kaq shumë qytetarë të ngrenë gishtat dhe të përshëndesin, jo thjesht si simbol i Partisë Demokratike, por si simbol ndërkombëtar i idealit europian dhe vlerave të patjetërsueshme, të lirisë për të jetuar me djersë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, themeli i Shqipërisë europiane.

Kurrë nuk ka qenë më e tmerruar dhe më panik pakica që kemi përballë, e një grushti  banditësh e hajdutësh, të cilët për 6 vjet me radhë ishin padronët, kapën të gjithë pushtetet, ulën në sofër krimin dhe shkatërruan qindra e mijëra ekonomi familjare, i larguan për në kurbet dhe i kthyen shërbimet e shtetit shqiptar në katrahurë. Një pakicë e vogël e kapur duke vjedhur zgjedhjet dhe shqiptarët, e cila kërkon më kot grushtin e shtetit më 30 qershor. Grushti i shtetit do të ndalet me çdo kusht, ta mbrojmë lirinë dhe demokracinë”, tha Basha.

Lulzim Basha u shpreh se kundër Kushtetutës është që të emërosh në poste publike kriminelë, përdhunues, vrasës e mashtrues.

Basha nënvizoi se kundër Kushtetutës është të shkelësh Kodin Zgjedhor për të emëruar opozitë false, kundër Kushtetutës është të emërosh kandidatë për kryetar bashkie që duhet të ishin në burg e jo të kandidojnë. Për Bashën, Rama është kundër Kushtetuës, kundër të drejtave të njeriut, kundër lirisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: