Dekane e Shkencave Human në Universitetin Europian të Tiranës, Belina Budini e cilëson një lajm të mirë për autorët që do të vlerësohen kryesisht në gjinitë e publicistikës dhe eseistikës zhvillimin e edicionit të dytë të çmimit “Lumo Skëndo” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Budini, e cila është në krye të kësaj jurie shprehet se një mendimtar kalibri si Mithat Frashër meriton të çmohet dhe rivlerësohet për gjeneratat e reja, për t’i bërë drejtësi mohimit të njohjes së tij nga regjimi i kaluar.

Ajo thekson se lista e autorëve në garë është gjithëpërfshirëse në këtë faze te vlerësimit paraprak dhe se jemi të hapur ndaj të gjitha prurjeve të reja në këtë fushë të lëvruar mjaft, por jo të vlerësuar aq dhe si duhet në hapësirën publike.

Budini shprehet më tej se Mithat Frasheri i bën nder çdo emri që asociohet me të.

“Edicioni i dytë i Çmimit Lumo Skëndo nga QKLL është një lajm i mirë për autorët që do të vlerësohen kryesisht në gjinitë e publicistikës dhe eseistikës. Është një rast i mire për të sjelle në vëmendje emrin e një figure të rrallë dhe të shumanshme, siç është Mithat Frashëri. Një mendimtar kalibri si ai meriton te çmohet dhe rivlerësohet për gjeneratat e reja, për t’i bërë drejtësi mohimit të njohjes se tij nga regjimi i kaluar. Botimet që do të merrem ne shqyrtim janë ato të vitit 2022 dhe lista e autorëve në garë është gjithëpërfshirëse ne këtë faze te vlerësimit paraprak, prandaj jemi të hapur ndaj te gjitha prurjeve te reja në këtë fushë të lëvruar mjaft, por jo të vlerësuar aq dhe si duhet në hapësirën publike. Nga përvoja e vitit të kaluar në juri si edhe nga përvoja me Çmimin Kadare qe jepet nga Universiteti Europian, kemi motivim shume inkurajues dhe jam optimiste pasi çmime te tilla nxisin krijimtari dhe kontribute, përveçse shërbejnë për të vlerësuar ato ekzistuese. Me një çmimin dedikuar Mithat Frashërin celebrojmë gjithashtu bibliofilinë, ndaj vijojmë bashkëpunimin për një projekt me Institutin Lumo Skendo dhe UET në lidhje me rikthimin e librarisë së famshme Lumo Skëndo në qytet. Duke qenë edhe një nga autoritetet vlerore më të larta shqiptare, Mithat Frasheri i bën nder çdo emri që asociohet me të, në respekt të karakterit idealist, etikes e moralit intelektual, ndaj ndihem e nderuar të jem në krye të kësaj jurie që ashtu si edicionin e kaluar, ka vendosur kritere rigoroze në drejtim të kultivimit të vlerave të tilla të cilat vetë Mid’hat Frashëri i ka mishëruar në veprën dhe jetën e vet”, tha Prof. As. Dr. Belina Budini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb