Marshimi i protestuesve në kryeqytet po vijon përgjatë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët kanë intensifikuar thirrjet kundër qeverisë.

“Ndryshim sistemi”, “Revolucion” dhe “Dorëheqje” janë disa nga sloganet që dëgjohen gjatë marshimit, ndërsa protestuesit vijojnë të ecin në grup në rrugët e Tiranës.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 59-të, vazhdon me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, si edhe për krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas organizatorëve, do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Protesta vijon pa incidente, ndërsa protestuesit po përshkojnë rrugët kryesore të kryeqytetit me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: