Pak ditë më parë në mediat italiane qarkulloi një lajm se Edy Reja po bënte “shkesin” për të transferuar Nedim Bajramin te Napoli, i kishte këshilluar presidentit De Laurentiis emrin e fantazistit kuqezi.

Kjo mbetet një temë e hapur, por së fundmi trajneri i Kombëtares, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ka folur për talentin tjetër të Empoli, Kristjan Asllani, për të cilin shprehet i bindur se është gati për të bërë një hap të madh në karrierë:

Reja
Reja

“Asllani është një djalosh shumë interesant, për mua është i destinuar për një skuadër të madhe. Nëse De Laurentiis më pyet, do t’ia këshilloja. Asllani me ka bërë shumë përshtypje për personalitetin që ka shfaqur, në mars ai debutoi me përfaqësuesen e madhe, madje kundër Spanjës. Përshtypja që kam për të është shumë e madhe pasi ai di të vendoset në fushë në një mënyrë shumë inteligjente, luan shumë mirë me të dy këmbët”, u shpreh ndër të tjera Edy Reja për La Gazzetta dello Sport.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb