FIER

Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe e rëndë ka ndodhur në Fier në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një efektiv policie, përveçse i është futur me makinë në oborr një qytetari edhe e ka plagosur në dorë.

Policia e Fierit ka dhënë detaje për ngjarjen që ndodhi në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit dhe shoqërimin e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Paulin Shpani.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip ‘Benz’, në lagjen ‘Sheq i Madh’, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M., 70 vjeç.

Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh. dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb