Reagime të ndryshme ka sjellë protesta e sotme e zhvilluar në selinë  e PD këtë të shtunë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Së fundmi ka qenë ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ai i cili ka shprehet se e vetmja gjë e re që kishte protesta e sotme, ishte shënjestra e sulmit.

Po ashtu ai thekson se Tirana përjetoi ‘deja vu’ e radhës, ndërsa shton se ishin të njëjtit ekzekutorë dhe po të njëjtët persona që nuk dinë së çfarë bëjnë.

Gjithashtu Lleshaj bën me dije se sot ka ardhur koha për një qasje të bazuar në ligj dhe jo në politikë.

Statusi:

NUK NDODHI NDONJË GJË E RE AS SOT

Ishte vetëm një déjà vu në radhën e gjatë të atyre, që ky vend i mjerë përjeton prej tri dekadash, ajo që ndodhi sot në Tiranë.

I njëjti frymëzues,

të njëjtët ekzekutorë

dhe po të njëjtët të verbër që nuk dinë se çfarë bëjnë.

Edhe si përherë, e njëjta filozofi: dhunë në vend të ligjit dhe institucioneve.

Ata që kanë moshë të mjaftueshme, kanë plot ngjarje të ngjashme në kujtesë.

Për më të rinjtë, besoj se mjafton të kujtojnë dhunën e vitit 2019.

E vetmja gjë e re sot ishte shënjestra e sulmit.

Mbijetesa e këtij fenomeni turpërues për Shqipërinë nuk lidhet me ndonjë cen gjenetik të popullit shqiptar, por vetëm me stepjen e organeve të drejtësisë përballë organizatorëve të dhunës gjatë këtyre viteve.

Sot ka ardhur koha për një qasje të bazuar në ligj dhe jo në politikë.

Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë.

Sander Lleshaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb