Deivid Hoxha është zyrtarisht lojtar i Egnatias pas akordit me Panetolikos. Lajmi i “Panorama Sport” është konfirmuar nga klubi kampion.
Hoxha është po ashtu alternativë shtesë për rregullin e ri të FSHF. I lindur në vitin 2007, regjistron paraqitje me Shqipërinë U-19.
19-vjeçari u tregua edhe shumë pranë Skënderbeut, por Egnatia e vendosi si objektiv dhe arriti firmën. Kujtojmë se mundësia e debutimit i është dhënë në Superligën greke që në sezonin 2024/25.

Bëhet fjalë për një talent në qendër të sulmit, që është i gjatë 1,93 metër. Tashmë Egnatia ka alternativa të shumta edhe për datëlindjen 2007. Reis Bakalli, Zyber Çullhaj dhe Bjorni Duka janë emrat e tjerë për të cilët “Panorama Sport” ka raportuar ekskluzivisht më parë.
Pas punës me Panetolikos, Hoxha vendoset nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede. Ky transferim mbyllet pikërisht pas shortit në Europë. Egnatia është klubi i vetëm shqiptar që merr pjesë në Europë gjatë këtij edicioni.
