Ambasada e Francës në vendin tonë ka reaguar rreth kritikave të kryeministrit Rama në lidhje me politikën e ndjekur nga BE me vendet e Ballkanit për sa i përket vaksinës antiCovid.

Kryeministri në një emision televiziv e cilësoi egoizëm dhe cinizëm mbajtjen stok nga ana e Francës të një sasie të madhe vaksinash, ndërsa ambasada e cilëson të pavërtetë deklaratën e tij përmes një letre dërguar MEPJ.

Ambasada shton se “informacioni mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve”, ndërsa konsideron se “nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat’.

Më tej, në reagim sqarohet se BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 mln euro në shumë sektorë, ndërsa lidhur me pandeminë iu referua njoftimit të Komisionit Europian, i cili më 8 janar sqaroi se portofoli global i BE-së prej 2,3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për t,a por edhe për vendet fqinje.

“Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milion euro nga programi IPA”, sqaron ambasada e Francës në një letër dërguar MEPJ.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb