Në emisioni “Open” në News24 avokati Adriatik Lapaj tha se protestat nuk funksionojnë për të rrëzuar qeveritë, ndërsa shtoi se opozita duhet të lërë egon mënjane për shkak se bëhet fjalë për fatet e një kombi dhe jo për fate individuale.

Nga ana e tij Arben Ristani tha se vendin, në humbje fatale po e çon eliminimi i shtetit të së drejtës.

Pjesë nga biseda në studio:

Adriatik Lapaj: Gjykata për turpin e tyre e kanë zvarritur çështjen. Të gjykosh çështjen e opozitës është prioritet, s’mund të merresh më para më një çështje gjobash apo gardhesh. Opozitarizmin e ndan fryma, mirëkuptimi. Nuk e ndan dot gjykata këtë histori. Opozitë të nesërmen me vendim të gjykatës nuk do të jetë ndryshe veçse kjo që është sot.

Fatos Lubonja: Ajo që ne nuk kemi arritur dot të ndërtojmë është shteti i së drejtës gjatë gjithë këtyre 30 viteve. Përgjithësisht kemi instaluar tiranitë e mazhorancës. Me tiranitë e mëhershme të mazhorancës, kemi pasur opozita që kanë krijuar situata konfliktuale. Por ka vepruar deri në njëfarë kohë ai që e quajnë shqiptarët shpresa, arbitri ndërkombëtar. Pra sistemi i një protektorati i të huajve, ku për fat të keq që nuk janë përgjegjës. Ajo që ka ndodhur, gjatë periudhës së fundit të Ramës është kompromentimi i faktorit ndërkombëtar. U vodhën zgjedhjet e 25 prillit, nxituan që t’i përshëndesin dhe u bënë ca manovra amerikane.

Adriatik Lapaj: Këto protesta nuk funksionojnë për të rrëzuar qeveritë. Unë jam kundër ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Pushteti nuk bie me protesta, të gjithë këta që zihen si dema nëpër opozitë, t’i lënë egot për karrige në shtëpi sepse këtu vendosen fatet e një kombi. Të krijohet një aleancë e madhe që të menaxhojnë opozitën e këtij vendi dhe të vendoset një kusht i panegociueshëm, hapja e garës që të vijnë energji të reja dhe njerëz që nuk kanë mbi supe mëkate.

Arben Ristani: Të dalë një opozitë e re do patjetër një shtrat ligjor që të ketë patjetër mundësi të dalë. Ku nuk ka ligj dhe të drejtë ka vetëm autokraci. Zgjidhet duke bërë betejë për shtetin e së drejtës. E gjithë shoqëria duhet të shtyjë drejt të mirës.

Adriatik Lapaj: Ju doni që ne të harrojmë çdo gjë që ju keni bërë?

Arben Ristani: Mënyra se si funksionon një parti politike e ndan statuti. Ka një statut që thotë në mungesë të kryetarit, partia drejtohet nga një kryetar i komanduar. Kjo shoqëri ose do të funksionojë e bazuar mbi ligjin. Ky vend ka shkarë nga boshti ligjor.

Lapaj: Kur bëni shkresa ju si i firmosni? Ka një ligj për partitë politike. Këta e kanë bërë vetë ligjin. A e kuptoni që po e çoni vendin në humbjen e radhës përballë partisë në pushtet? A e kuptoni se po e çoni në humbje fatale.

Arben Ristani: Vendin në humbjen fatale po e çon eliminimi i shtetit të së drejtës dhe shkatërrimi i demokracisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb