Ekipet e kërkimit në Brazil gjetën ato që duket të jenë mbetje njerëzore pranë zonës ku gazetari britanik Dom Phillips dhe eksperti i çështjeve indigjene Bruno Pereira ishin drejtuar përpara se të zhdukeshin , tha policia të premten.

“Materiali organik” që është “me sa duket njerëzor” u zbulua në lumin afër Portit Atalaia do Norte, i vendosur në kufirin e luginës së largët Javari në pjesën më të largët perëndimore të shtetit Amazonas, sipas një deklarate nga Policia Federale e Brazilit. Policia tha se ata mblodhën material gjenetik nga Pereira dhe Phillips për analizë krahasuese.
Dyshja u raportua fillimisht të zhdukur të dielën në Luginën e Javarit dhe dyshohet se kishin marrë kërcënime me vdekje vetëm disa ditë më parë.

Phillips dhe Pereira po kryenin kërkime për një projekt libri mbi përpjekjet e ruajtjes në rajon, të cilin autoritetet e kanë përshkruar si “të ndërlikuara” dhe “të rrezikshme”.
Zona është nën kërcënim të shtuar nga minatorët e paligjshëm, prerësit, gjuetarët dhe trafikantët ndërkombëtarë të drogës që shfrytëzojnë rrjetin e saj të gjerë të lumenjve.
Të enjten, policia federale tha se gjaku ishte gjetur në një varkë në pronësi të një të dyshuari për zhdukjen. I dyshuari, i cili u arrestua pasi u gjet në posedim të “shumë droge” dhe municione, u arrestua të mërkurën dhe mbetet në paraburgim, thanë autoritetet. Materialet e mbledhura nga varka janë dërguar në kryeqytetin e shtetit të Amazonas për analiza mjeko-ligjore.
Pesë persona të tjerë janë marrë gjithashtu në pyetje në lidhje me çiftin e zhdukur, sipas policisë.
Komiteti i Krizave i Policisë Federale tha se ka kryer “kërkim lumi dhe zbulim ajror” gjatë 24 orëve të fundit në Rio Itaquaí.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb