TIRANË

Sipas Partisë Demokratike, një nga sektorët ku maxhoranca socialiste ka dështuar më shumë është ekonomia. Partia Demokratike mendon se i ka të qarta idetë për atë që duhet të bëjë kur të vijë në pushtet, me këtë sektor mjaft të rëndësishëm për vendin.

Eksperti i ekonomisë, njëkohësisht dhe drejtori i Kabinetit të Lulzim Bashës, Dorjan Teliti, shprehet se filozofia e demokratëve do të jetë taksimi i thjeshtë, ku do të kemi një taksë të sheshtë 9%.
Teliti shprehet se biznesi i vogël do të përjashtohet nga TVSH-ja apo tatim-fitimi.

Një tjetër bast i demokratëve, sipas ekspertit të ekonomisë është ulja e çmimit të energjisë elektrike.
Ajo që mbetet e sigurtë, është se me ardhjen e demokratëve në pushtet, taska Rama mbi naftën do të anulohet, shprehet Dorjan Teliti.

Një vëmendje të vecantë për demokratët do të ketë turizimi dhe bujqësia. Për këtë të fundit PD është shprehur se do të subvencionojë drejtpërsëdrejti fermerin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb