Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar situatën turistike në vend. Vasili shprehet se faktet kanë hedhur poshtë të gjitha deklaratat e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij ka gënjyer lidhur numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë vitet e fundit.

NJOFTIMI:

Faktet asgjesuese tregojne se Edi Rama nuk di as te genjeje me turizmin!

Edi Rama pa u skuqur vazhdon te shprazë shifra per gjoja miliona turiste, qe kane vizituar sipas tij Shqiperine ne vitin e fundit.

Dje Edi Rama me injorancen e tij tashme proverbiale tha:

“Një vit më parë numëruam 7 milionë turistë, dita kur do të arrijmë kufirin e 10 milionë turistëve është më afërt se ç’kemi menduar”.

Organizata Botërore të Turizmit (Ëorld Tourism Organization), percakton se

“turist quhet gjithkush që udhëton në vende të ndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën aktuale, jashtë ambientit të përditshëm personal, për një periudhë prej minimumi një nate”.

PO ÇFARE THONE FAKTET!!

Sipas të dhënave të INSTAT, gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Shqipëri hynë 3.97 milionë shtetas të huaj.

Ndersa jane regjistruar 1.1 milionë netë turistike nga shtetas të huaj dhe gati 600 mijë nga shtetas shqiptarë.

Pra nga rreth 4 milion njerez qe kane hyre e dale ne Shqiperi vetem 1 milion e 700 mije jane turiste.

Fakt tjeter eshte qe Shqipëria konsumoi 3.97 milionë kËh energji elektrike në gjashtëmujorin e parë 2023, me rënie 6.7% me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

KONKLUZION!

Nga 4 milion njerez, qe kane hyre ne Shqiperi vetem vetem 42% e tyre kane fjetur nje nate te vetme ne Shqiperi, pra vetem ata jane turiste realë.

Pra mesatarja eshte me pak se gjysem nate per turist sipas llogarive qesharake te Edi Rames.

Natyrisht qe nje shifer e tille e turisteve realë eshte edhe me e ulet kur llogarit se shumica e turisteve te huaj, qe vijne ne Shqiperi flene disa net.

Shifrat ne renie te konsumit te energjise tregojne realisht se numri i vertete i turisteve eshte i ulet sepse ne te kundert natyrshem qe konsumi i energjise do te rritej dukshem, sepse çdo sherbim turistik eshte i lidhur me konsumin e energjise.

SI PERFUNDIM:

Shifrat e genjeshtres se Edi Rames me turistet jane vertet shume te trasha dhe me disa here me shume se realiteti.

Sepse Edi Rama ka parimin idiot qe te genjeje 24 ore ne dite te hedhe shashka me miliona turiste imagjinare qe propaganda te vazhdoje.

Kujt i hyn ne pune nje mashtrim i tille.

Treguesit ekonomike jane kokeforte dhe ekonomia nuk mbahet me mashtrime.

Nuk mbahet as edhe me krahasimet idiote te Rames me shtete qe jane shembuj te turizmit ne bote si Italia dhe Greqia, qe ka kurajon e marre dhe thote:

“Kemi barazuar Greqinë e sapo kemi kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë! Por nuk duam të biem në grackën e mjaltit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb