TIRANE 

VAR është pa diskutim risia më e madhe në këtë sezon të ri të futbollit shqiptar, impakti i kësaj teknologjike ka qenë i fortë por jo të gjithë janë të lumtur. Sokol Jareci, shefi i sektorit të arbitrave në FSHF, në një intervistë ekskluzive për “News24” në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, foli për ndikimin që sistemi VAR ka pasur në dy javët e para të këtij sezoni.

Të kënaqur me VAR-in? -Kemi vetëm dy javë dhe nuk pretendojmë të kemi bërë më të mirën e mundshme. Arbitrat dhe VAR-i vetë kanë një vendimmarrje që cilësohet pozitive, dhe nga futbollistët, stafet e tifozët ka pasur përshtypje pozitive. Kemi problematika, pasi është java e dytë.

Vendimet- Ky sistem ka një lloj protokolli që merren vendimet. Është prej 4 vitesh që e shohim në TV, për ne që e shohim në televizor ishte pak më e thjeshtë futja në Shqipëri. Jo në të gjitha rastet, përveç zonës së penalltisë, është pjesë e vendimmarrjes së VAR-it. Bëhet fjalët për shkeljet që dukshëm nuk janë dhënë nga arbitri.

Rasti i penalltisë të padhënë ndaj Ngos?– Kjo ishte mangësia e sistemit VAR  ose e personit që ishte në VAR në këtë ndeshje, pasi nuk ka marrë të gjitha pamjet e ofruara nga transmetuesi pasi me të drejtë duhej akorduar. VAR-i duhet të gjente pamjen e duhur dhe ti sugjeronte arbitrin një penallti të mundshme, dhe në rast se do të bëhej do të jepej penallti pa hezitim.

Rasti i Dinamos dhe Kastriotit?- Në ndeshje Dinamo-Laçi goli i barazimit i shënuar nga Laçi ishte i dyshuar për pozicion jashtë lojë nga ana e sulmuesit i cili kërkonte interpretim por u gjykua saktë. Nuk kishim të bënim me një pengim të portierit nga sulmuesi. Ndërsa rasti tjetër, i ndeshjes mes Partizanit e Kastriotit bëhej fjalë për një penallti, ishte gabim i dukshëm i arbitrit, ishte rast që për disa është penallti për disa jo, kështu është diskutuar.

Dy rastet e tjera- Rast tjetër është ai i Tiranës, goli i anuluar për Tiranën. Është një rast që kërkon VAR dhe gjykimin e arbitrit, ndërsa vendimi ishte i saktë. Rasti i fundit ishte Skënderbeu-Partizani, penalltia për Partizanin. Arbitri e penallti dhe ndërhyrja e sistemit VAR nuk duhet të ndodhte pasi nuk kemi të bëjmë me një gabim.

Polemikat- Këto konsiderohen raste gri, në të gjithë botën ose në të gjithë eventet janë raste të vështira, i takojnë vetëm personit që është në VAR të gjykojë nëse kemi të bëjmë me gabime apo jo. Janë raste që përherë do të kenë diskutime dhe do të marrin vetëm vendimin e arbitrit në fushe duke lënë gjithmonë spekulime.

Dënimet për gjyqtarët– Sistemi VAR është për të shmangur gabimet në të shkuar, të cilat nuk është se kanë qenë shumë. VAR-i kërkon ta pastrojë futbollin, jo ta ndryshojë, të shmangë gabimet e vogla. Ka protokolle që janë për arbitrin në fushë dhe atë që ndodhet në VAR, çdo person do të marrë kostot e veta. Kemi komision në federatë që merret me këto punë, dhe në rast se gabohet dukshëm do të merren penalitete për arbitrat.

Rasti i fyrjeve të gjyqtarit në sfidën Dinamo-Laçi?– Kemi gjetur një mënyrë, ndodhi në vetëm një ndeshje. Nuk mund ta marrim në përgjithësi, do të marrim masa dhe vendosjen e monitorit do ta vendosim në zona të zbrazëta ku arbitrat mos të jenë në presion. Janë mësuar me presion, nuk është diçka e re, por në fund është vendimarrës dhe nuk duhet të ndikohet.  Stafi dhe lojtarët duhet të kenë parasysh pasi ka rregullore që i penalizon nëse ndërhyjnë.

Ndalesat e VAR-it?- Ndalesat janë të ndryshme, edhe si pasojë e vendimeve që merr vetë sistemi, dhe disa ndalesa janë të pashmangshme. VAR-i ka për detyrë të çekojë çdo situatë të dyshimtë, jo të gjitha tregohen në TV, pasi të gjitha situata kontrollohen gjatë lojës. Është dhe pjesa tjetër, zgjatja e kontrollit nga arbitri sepse bën vonesën, pritjen dhe ankthin për të gjithë, Ky është objektivi jonë, përpos vendimeve të sakta duhet të reduktojmë kohën e VAR-ir, është fenomen që kërkon eksperiencë. Do të minimizohet në javët në vazhdim.

Reagimi- Ka qenë pozitiv, nëse do të shmangeshin rastet e dyshimta s’do të kishte komente, kjo është dhe e bukura e futbollit, Në fund janë gjyqtarët që marrin vendimet.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: