Bojkoti vijon të jetë një temë e hapur në një kohë kur palët, Liga e Profesionistëve, FSHF dhe Qeveria Shqiptare i qëndrojnë strikt qëndrimit të tyre. Në mes qëndron FIFA dhe UEFA e cila kërkon një zgjidhje nga ana e qeverisë në mënyrë që futbolli të rikthehet në fushë. Armand Duka, në një intervistë ekskluzive për “News24” dhe “BalkanWeb”, kalon në kundërsulm duke akuzuar Fidel Yllin se është ai i cili po përpiqet të përfitoj politikisht nga kjo situatë e krijua. Duka iu përgjigj edhe Safet Gjicit ndërsa foli ndër të tjera edhe për objektivin e Kombëtares në dy ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kombeve:

“FIFA dhe UEFA duke qenë institucione botërore dhe europiane të drejtimit të futbollit padyshim që do ta mbështesin zhvillimin e tij, padyshim që do mbështesin aktorët e futbollit, do të inkurajojnë në rastin konkret qeverinë shqiptare që të krijoj bazë ligjore apo kushte optimale për zhvillimin e lojës. I dërguari i partisë për këtë çështje mund të jetë anonim në lidhje me sportin sepse realisht unë dhe i gjithë komuniteti sportiv e ka mbështetur tetë vite më parë Fidelin për të qenë pjesë e politikës me gjithë ato premtimet dhe trumbetimet e tij se do bënte shumë për sportin në Shqipëri por u fsheh për 7 vite dhe u rishfaq sot mbase për të marrë ndonjë benefit politik përsëri përmes sportit. E mira është që ta ndihmojmë sportin dhe jo të kërkojmë benefite politike siç kërkon të bëj Fideli sot i cili ka zhvilluar na dy takime me ne dhe vazhdon të marrë kohën e vet dhe uron zotin që konflikti të zgjas sa më shumë”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: