Tifozët e Tiranës, stafi drejtues, lojtarët, të gjithë po përjetojnë një sezon fantastik ku kanë prekur me njërën dorë titullin kampion. Ëndrra bardheblu vijon me shpresën për të ndërtuar një cikël fitues por e ardhmja është e lidhur ngushtë me aventurën e tyre në Evropë, ku dëshirojnë të shkojnë sa më larg të jetë e mundur.

Refik Halili, presidenti i Tiranës, në një intervistë ekskluzive për “News24”, preku disa nga temat kryesore, disa nga “çështjet” më të nxehta. Numri 1 i klubit kryeqytetas foli për të ardhmen e disa prej yjeve më të spikatur, duke nisur nga “bomberi” Taulant Seferi, për të cilin ka oferta nga të gjithë anët.

Halili preku edhe të ardhmen e Ismailgeci, për këtë të fundit do jetë pak më tolerant. Në intervistën e tij për moderatoren Enxhi Biba, Halili foli dhe për të ardhmen e trajnerit Orges Shehi, ndërsa zbuloi se kujt do ti lë trashëgimi postin e tij tek Tirana.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb