TIRANË

“Balkanweb” siguron ekskluzivisht mbrojtjen përpara GJKOK të gjyqtares Mimoza Margjeka, të arrestuar pak ditë më parë bashkë me 4 persona të tjerë për korrupsion në Gjykatën e Apelit në Korçë. Në audion e zbardhur nga “BalkanWeb” gjyqtarja flet më shumë se 15 minuta.

Ndërsa për të u dha masa “arrest shëpie” si e ndikuar nga disa persona të tjerë për të liruar nga burgu për 6 mijë euro shtetasin Ortjon Bali, gjyqtarja e mohon. Ajo po ashtu mohon kategorikisht edhe rolin e sekserit të bashkëshortit të saj, Arben Cara, shef departamenti në Universitetin e Durrësit.

Gjyqtarja flet për një proces të stisur dhe tregon historinë e njohjes me një nga personat që thuhet se ka ndikuar për të liruar shtetasin e sipërpërmendur. Ajo thotë se e kanë takuar rastësisht në një hotel në Korçë, ku ishte e detyruar të flinte bashkë me familjen, për shkak se në Gjykatën e Apelit të Korçës, ajo ishte e deleguar.

DËSHMIA E PLOTË
“Në lidhje me këtë ngjarje, emrin e shtetasit që ka qënë në hetim dhe çështjen nuk e kujtoj fare, por del se unë kam qënë anëtare e trupit gjykues dhe është dhënë një vendim me trupin gjykues për garanci pasurore. Doja të sqaroja se Gjykata e Rrethit Korçë për shkak të situatës Covid, për shkak të udhëzimeve të ministrisë dhe situatës në përgjithësi është praktikë që nëse vetë personi kërkon një garanci pasurore dhe garancia është në një masë që gjykata e vlerëson të arsyeshme nuk është i pari vendim, por mund të jenë 10 apo 20 vendime që kalojnë në Gjykatën e Lartë.

Është praktikë që unë nuk e kam bërë, e gjeta aty. Unë jam gjyqtare e Shkallës së Parë e deleguar në Gjykatën e Apelit Korçë. Kam shkuar për shkak të pandemisë deri në muajin korrik për masat e sigurisë.

Praktikat janë të Gjykatës së Apelit, kjo pak a shumë është një praktikë, për mua është vendim i drejtë, d.m.th për çështjen konkrete. Nuk e mbaj mend fare. Nga vendimi që është dhënë del se kam qënë unë aty. Unë quhem Gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës por me skemë delegim shkoj aty. Shkoj në Gjykatën e Apelit bashkë me vajzën e bashkëkshortin, jashtë cdo mundësie, detyrohet ai të bëjë shoferin.

Bashkëshorti im detyrohet të vijë me mua, flemë në hotel që është në qendër, marrim edhe fëmijën 3-vjeç me ne. Flemë aty, pronari i hotelit na ka mirëpritur, na ka respektuar. Unë s’kam kushte, detyrohem të marr familjen aty që të mos rrimë jashtë. Se jam në atë punë dhe nuk kam siguri. Klajdi këtë gjë ka bërë i merr numrin e telefonit dhe i thotë na rezervo një dhomë, vetëm njëherë është ulur në tavolinë me ne. Nuk e njoh, se jam e ngarkuar shkoj në mëngjes dhe dal në 6 nga gjykata.

Unë jam super e ngarkuar me gjyqe, cështjen në fjalë nuk e dija që ekzistonte. Më ka thënë relatori për cështjen ti mëso faktet dhe provat. Më pas e kam parë kush është cështja dhe rasti konkret. Është ajo ideja që Shkalla e Parë është pak më e ashpër, ndërsa në rastin konkret vlerëson relatori e vendos ai, ne hedhim firmat.

E dyta, askush, as bashkëshorti im s’ka tagër të më tregojë mua cfarë do bëhet me një të gjykuar. Bashkëshorti im as dorën nuk ua jep personave që kanë gjyq me mua. Në momentin që e di, as dorën nuk ua jep, nëse nuk e di kjo është gjë tjetër. Ai e ka frikë këtë pjesë. Ke gjyq me bashkëshorten time, ai i thotë zotëri mos komuniko me mua. Besoj që ka qenë krejt naivitet aty në ambientin ku rri.

Unë u shqetësova shumë që m’u zgjat mandati në Korcë se jam shumë e ngarkuar, kisha edhe 100 cështje në Durrës. Jam e deleguar në Gjirokastër dhe në Vlorë. Shteti nuk na siguron asgjë, as strehim asgjë, ndaj detyrohet bashkëshorti të kërkojë një vend stabël ku të qëndrojmë. Ne familjarisht jemi në makinë. Kemi frikë të rrimë derë më derë, ne rrimë stabël aty tek ai hotel. Vajza ime do të rrijë në atë hotel se ka një vaskë. Korca ime thotë, por Korca na doli problem. Pra, ne do mbijetojmë jo të presim këto gjëra.

Klodi a Klajdi si e ka emrin se nuk ma dinte as ai mua emrin, sic ia mësova unë tani. Ai ka një fëmijë të vogël. Bëjnë ata ca petulla me mjaltë dhe djathë aty poshtë te restoranti, se aty rrinë fëmijët, kaq e njoh unë. Kaq njoh unë, se vajza ime luan me fëmijën e tyre aty te lokali. Këto janë hallet dhe problemet tona. Të thonë që ike e dole, me atë person kjo është imagjinatë. E kanë njerëzit imagjinatë në mendje. Ndoshta janë nisur se këta janë pjesë të hotelit vijnë këtu, pse të mos ia them një gjysmë fjalë? Beni bashkëshorti im duke qënë profesor e ka frikë ligjin, s’besoj se e ka gjetur koifidencën ai me Benin. Nuk e merrte persipër, nuk do guxonte të merrte përsipër një gjë të tillë, të më thoshte mua. Nuk do guxonte.

E thonë avokatët, më cojnë mesazhe. Është pjesa joetike e atij që më thotë, nuk është problemi im. Kanë një mendim njerëzit, ndërhynë… S’ka asnjë logjikë që unë të ndikoja te gjyqtarët e tjerë, janë korrekt dhe strikt e më kanë respektuar edhe mua. Me ata gjyqtarët aty marrëdhënia ime nuk është konfidente.

Se cfarë ndodhi, nuk e kuptoj. Nuk guxon kush të ma bëjë këtë. Nuk mbaj përgjegjësi për mesazhet që mund të më dërgojë një avokat. Kaq kisha, doja ta vlerësonit vetë. Unë të marr “arrest shtëpie” që jetoj me një fëmijë 3 vjec? Ajo është në kopsht. Më gjeni një person të na sjellë bukën, të ma çojë në kopësht se nuk do ta mbaj aty të më ikë truri i kokës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb