Pas marshimit përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, aty ku nisi edhe tubimi i sotëm, duke i dhënë fund ditës së 72-të të protestës popullore.

Pasi përshkuan disa nga rrugët më të frekuentuara të Tiranës me thirrje të njëpasnjëshme, qytetarët u rikthyen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Rikthimi te godina e ekzekutivit shënoi edhe etapën përmbyllëse të aksionit të sotëm qytetar, ku u ritaksue edhe një herë vendosmëria e të pranishmëve për të mos u tërhequr.

Në minutat e fundit të protestës, para godinës së qeverisë oshëtuan sërish thirrjet unanime “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb