ITALI

Këshilltari dhe udhëheqësi i Vëllezërve të Italisë në Bashkinë e Barit, Filippo Melchiorre ka sjellë sot në vëmendje përmes një postimi në facebook, eksodin e shqiptarëve drejt Italisë, 30 vite më parë.

Ndërsa publikon foto të anijes Vlora, e ankoruar në portin e Barit, Filippo Melchiorre shkruan se në krye të saj ishte një komandant Halim Milaqi i cili me një manovër heroike arriti t’i sjellë të gjithë të sigurtë, ndërsa fotot e shkrepura nga fotoreporteri Luca Turi, shënuan një faqe në historinë e barit

“Pothuajse tridhjetë vjet më parë ‘Vlora’ u ankorua në portin e Barit e ngarkuar me 20,000 shqiptarë. Në krye ishte një komandant Halim Milaqi i cili me një manovër heroike arriti t’i sjellë të gjithë të sigurtë.

Një faqe në historinë e Barit që ka mbetur e pashlyeshme falë dhe mbi të gjitha fotoreporterit Luca Turi i cili me fotot, librat, dëshmitë e tij, udhëtimet e tij ka kontribuar në afrimin e dy popujve dhe dy kulturave.” shkruan ai në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb