Pasioni për profesionin shpesh i kalon pritshmëritë edhe kur mundësitë janë të vogla. Kështu duket se ka ndodhur edhe në qytetin e vogël të Fushe Arrëzit në veri të Shqipërisë.

Në kuadër të javës së blertë, mësuesja biologe Rina Simoni ka  eksperimentuar në qendrën kulturore të fëmijëve të qytetit ish-industrial prodhimin e fijes së mëndafshit përmes bashkëveprimit të larvave me gjethen e manit.

Mësuese Rina kërkon që eksperimenti i saj të përdoret tashmë nga gratë e zonës së varfër veriore, të cilat përmes prodhimit të fijes së mëndafshtë do të krijonin të ardhura të kënaqshme për familjet e tyre.

Eksperimenti i mësueses pasionante ka tërhequr dhe vëmendjen e qytetarëve të ndryshëm të cilët vizitojnë mjediset ku është zhvilluar eksperimenti, të cilët e konsiderojnë si një element të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore për zonën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb