TIRANË- Ekspertët e Komisionit të Venecias pas takimit me ekspertët e maxhorancës në kryesinë Kuvendit po drekojnë me kryeparlamentarin Ilir Meta. Ekspertët ndodhen në Tiranë për një vizitë 2-ditore ku do të marrin mendimin e të gjitha palëve për reformën në drejtësi.

Dje, ata zhvilluan një takim pune me ekspertët e Nivelit të Lartë të grupit të punës për të diskutuar me ta draftin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, në funksion të draft-opinionit të miratuar nga vetë Komisioni i Venecias më 19 dhjetor 2015.

Ekspertët e Nivelit të Lartë, hartues të projektit të ndryshimeve kushtetuese, kanë prezantuar projektin dhe ndryshimet e bëra prej tyre në reflektim të raportit paraprak të Komisionit të Venecias të muajit dhjetor. Në mesditën e djeshme raporterët e KV kanë pasur edhe një drekë pune me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë.

(m.k/BalkaWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb