“Omicron, me shkallën e tij të paprecedentë të transmetueshmërisë, në fund do t’i gjejë të gjithë. Të vaksinuarit dhe ata me dozën e tretë do të ekspozohen për variantin dhe shumë prej tyre ka të ngjarë të infektohen, por, me shumë mundësi, nuk do të përfundojnë në spital dhe nuk do të vdesin”. Kështu deklaroi Anthony Fauci, super eksperti amerikan për sëmundjet infektive dhe këshilltar i Joe Biden për Covid-in, duke nënvizuar se të pavaksinuarit do të paguajnë një çmim më të lartë.

Fauci më pas shpjegon se si Shtetet e Bashkuara mund të jenë në pragun e një periudhe tranzicioni pas së cilës mund të bëhet e mundur të jetuarit me Covid.

Ndërkohë, Gjermania ka regjistruar një rekord të ri prej 80,430 rastesh me Covid-19 në 24 orët e fundit. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Robert Koch, i cili numëron 384 të tjerë të vdekur.

Në ditët e fundit infeksionet e konfirmuara ishin reduktuar, por përballë të dhënave të konsideruara të paplota për shkak të numrit më të ulët të analizave të kryera. Incidenca është rritur në 407.5 raste për 100 mijë banorë në baza javore, krahasuar me zbulimin e mëparshëm prej 387.9 rastesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: