Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, ngriti shqetësimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Koduzi tha se situata mund të rrëshqasë nga duart në çdo moment, duke shtuar se qeveria nuk po e menaxhon si duhet.

“Ka një perceptim të gabuar, sikur personat e infektuar trajtohen vetëm nga infeksionisti. Jo, ata kanë një ekip të tërë. Mjekët te ne kanë mbingarkesë. Nga një bisedë kuptova se mjekët punojnë me turne dhe një mjek duhet të trajtonte 15 pacientë. Pra, nuk po menaxhohet mirë situata”, tha Koduzi.

Cfarë duhet bërë?
Spitalet rajonale duhet t’i shërbejnë rasteve me koronavirus. Mungojnë masat mbrojtëse personale. Duhet folur hapur me qytetarët, të cilët sot nuk kanë informacion se cfarë po ndodh. Qytetarët, gazetarët, profesionistët duhet ta dinë cfarë po ndodh. T’iu shpjegohet pse duhet mbajtur maska, distanca, higjiena.

Si mund të agravojë situata, mund të bëhet shumë më keq?
Këtë nuk e parashikon dot askush. Unë jam i shqetësuar për mënyrën si menaxhohet. Është një situatë që të rrëshqet në cdo moment nga duart. Prandaj nuk duhen lënë pacientët pa ekzaminuar dhe me një mjekim kot. Pacientët nuk mund të mjekohen përmes telefonit apo t’iu bëhet tamponi në momentet e fundit. Eksperienca botërore nuk e ka kështu. Qeveria shqiptare nuk ka dhënë buxhet për këtë punë, për shëndetësinë. Personelit shëndetësor nuk i bëhet tamponi, as pacientëve që shtrohen nëpër spitale jo. Nuk e di pse nuk e bëjnë, nuk gjej dot përgjigje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb