“Ti punon për veten tënde”. Është fjalia e parë që Aldorado Jahja ju thotë gjatë intervistave aplikantëve për konsulentë imobiliarë. Ky ishte edhe elementi që e joshi për t’u bërë pjesë e këtij sektori, prej gati 14 vitesh, teska duket se largimi nuk është as edhe një opsion i largët. Edhe pse vinte nga një fushë tjetër studimi, si ekonomia, fillimet e tij në real estate nuk ishin ato të një drejtuesi zyre, por të një agjenti. Me këmbëngulje kërkonte prona në terren, për t’i listuar në një sistem që ai posedonte me miqtë e tij.

Capture 40 294x450
Capture 40 294×450

Një kapërcim i rëndësishëm jo vetëm në karrierën, por edhe në jetën e tij, do të ishte bashkangjitja me rrjetin më të madh të agjencive të paluajtshme në rajon, Century 21 Albania , në vitin 2018. Fillimisht duke hapur një zyrë në zonën e Unazës së Re dhe një vit më pas duke e zhvendosur në qendër të Tiranës, në Rrugën e Barrikadave.  Është broker i Century 21 Gold, por pavarësisht kësaj, nuk është shkëputur nga puna e agjentit, kërkimit të pronave, këshillimit të klientëve, ofrimit të asistencës në përgatitjen e dokumentave dhe orientimit të tyre drejt marrëveshjeve të suksesshme.

Të njëjtin bashkëpunim dhe afërsi ka edhe me agjentët që bëhen pjesë e zyrës së tij. Përtej punës, që kërkon përkushtim dhe pasion, ëahtë krijuar një mjedis i ngrohtë, me një klimë mirëbesimi, me frymë mbështetëse, njëjtë me një skuadër që çon përpara misionin e saj. Zyra qëndron e hapur çdo ditë të javës, përveç të dielës, dhe në çdo moment asiston profesionalisht çdo qytetar të interesuar për shitblerje apo qiramarrje, në mënyrë shumë transparente dhe duke ndjekur të gjitha udhëzimet që dikton profesioni i ekspertit imobiliar.

Vitet e fundit çmimet e banesave për qira dhe shitje në Tiranë kanë pësuar një rritje të konsiderueshme, të cilat më mirë se kushdo, mund të lexohen nga ekspertët e fushës që kanë ndjekur çdo ditë këto ndryshime. Në këtë intervistë për Balkan Web, Aldorado Jahja  do të tregojë se çfarë po ndodh realisht me tregun imobiliar, me çmimet, zonat e kërkuara dhe kërkesat e klientëve.

Pse është kaq i domosdoshëm roli i një eksperti imobiliar dhe çfarë e diferencon logon tuaj nga agjencitë e tjera?

Do të veçoja ndërgjegjësimin e shoqërise tonë në lidhje me rolin e rëndësishëm të ndërmjetësit imobiliar, dhe do nënvizoja njohjen më të mirë të shoqërisë Shqiptare me profesionalizmin dhe seriozitetin e Century 21 Albania.

Bashkëpunimi me një agjent imobiliar, të kursen kohë, pasi për çdo njeri koha është shumë e shtrenjtë dhe e pazëvëndësueshme. Agjenti imobiliar merret çdo ditë dhe vetëm me këtë punë dhe zotëron një portofol të gjerë pronash, me tipologji, karakteristika dhe çmime të ndryshme. Agjenti imobiliar të informon për çmimet më të fundit të zonave dhe tipologjive të pronave, të ofron një analizë të detajuar tregu për tju orientuar në cilin drejtim të shkoni për të bërë një blerje/qiramarrje të zgjuar. Agjenti imobiliar zotëron një portofol të madh klientësh blerës/qiramarrës apo shitës/qiradhënës, të ofron eksperiencën e tij dhe të ekipit në funksion të arritjes së qëllimit të synuar nga klienti, finalizimin e transaksionit me çmimin më të mirë në një kohë sa më të shkurtër.

Prej shumë vitesh ju jeni pjesë e tregut të pasurive të paluajtshme. Gjatë kësaj periudhe, si ka ndryshuar vetërregullimi i profesionit të ekspertit, dhe nga ana tjetër si paraqitet raporti i besueshmërisë së qytetarëve me këta profesionistë?

Me kënaqësi ndaj me ju informacionin për rritjen e besimit të publikut/shoqërisë tonë për rolin dhe nivelin profesional të agjentëve imobiliarë të kompanisë tonë, por edhe të kompanive të tjera të këtij sektori. Arsyet kryesore të kësaj besueshmërie mund të them se lidhen me historitë e shumta të suksesit tone, me transmetimin e vlerave njerëzore dhe profesionale që ne ofrojmë, si dhe me integritetin e agjentëve tanë. Këtyre vlerave ju shtohet edhe liçensimi i zyrave dhe agjentëve tanë, të cilët që prej Dhjetorit të vitit të kaluar janë renditur në radhët e profesioneve të lira me një vlerë të madhe për ekonominë dhe shoqërinë tonë.

Në një raport të muajit shtator, Banka e Shqipërisë raportonte për çmime stratosferike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, si për shitjet ashtu edhe për qiratë e banesave. Si është reflektuar kjo në kërkesat e klientëve tuaj?

Çmimet e kohëve të fundit edhe pse ne rritje dhe të pa menduara më parë, po asimilohen nga tregu. Kërkesa vazhdon të jetë e konsiderueshme, përpos rritjes së çmimeve, por besoj që ky fakt varet nga një  mori faktorësh të brendshëm por dhe të jashtëm.

Zyra që ju drejtoni Century 21 Gold ndodhet në qendër të Tiranës, në një pozicion të arritshmëm nga të gjithë qytetarët. Cilat janë kërkesat më të shpeshta që ju vijnë dhe cilat janë pronat që duan të blejnë shqiptarët?

Pozicioni qendror i zyrës sonë, të jep një mundësi ndryshe nga zyrat e tjera në lidhje me kërkesat dhe klientët me të cilët bashkëpunojmë në përditshmërinë tonë. Kërkesat kryesore në nivel kombëtar janë për blerje dhe qira apartamentesh. Por zona ku ndodhet zyra ka një avantazh ndoshta pasi kërkesat kryesore lidhen me pronat në zonat qendrore përreth.

Në një qytet që transformohet dita ditës, e njëjta gjë ndodh edhe me jetën e qytetarëve. Cilat janë zonat e Tiranës më të lakmuara dhe cilat janë ato më ekonomiket, apo tashmë nuk mund të bëhet një ndarje e tillë?

Ndoshta një nga gjërat më të mira që po i ndodh Tiranës është edhe fakti që sot Tirana ka trajtë multicentrale. Zona të ndryshme në Tiranë janë transformuar në qendra të reja me interes biznesi apo shërbimi, janë zgjeruar duke rritur njëkohësisht edhe interesin e masave të ndryshme për prona rezidenciale duke ju përshtatur normave të reja të çmimeve të cilat diktohen së fundmi nga zhvillimi në këto zona.

Century 21 Gold, gëzon gjithashtu një portofol pronash edhe në qytete të tjera, kryesisht në ato bregdetare. A vijojnë të huajt të investojnë në këto zona?

Portofoli yne i pronave është i larmishëm, duke nënvizuar dhe pronat në zonat turistike bregdetare. Kemi vënë re vitet e fundit, se ka një interes në rritje nga qytetarë të huaj për të blerë prona në keto zona. Stabiliteti ekonomik, zhvillimi i infrastrukturës, zhvillimi i politikave me qasje turizmin, klima e mirë dhe natyra mbresëlënëse, kanë shtuar interesin e të huajve për këto zona. Investimet e tyre sot kanë orientim banimi por edhe për aktivitete ekonomike tregtare. Një tregues tjetër është dhe shtimi i të huajve rezidentë gjatë viteve të fundit në këto zona.

Përballë shumë goditjeve të tilla si tërmeti, pandemia, lufta në Ukrainë dhe kriza e çmimeve, duket se i vetmi sektor që vijon të rritet është ai i pasurive të paluajtshme. Si paraqiten projektimet për të ardhmen, a do të vijojë tendenca e rritjes së çmimeve me bumin e ndërtimeve që duket se nuk ka të ndalur?

Mendoj se kjo që po ndodh në Shqipëri, është në vazhdën e situatës aktuale edhe nëpër botë. Kudo sektori imobiliar është i lidhur ngushtë me ndërtimin, dhe shërben si lokomotivë për ekonomitë botërore, edhe pse vlen të theksoj se kuadri ynë ligjor duhet përmirësuar dhe formalizuar edhe më tej. Tendenca e rritjes së çmimeve, mendoj se do vazhdojë, kjo edhe për arsye se janë të përfshirë shumë faktorë politiko/ekonomik të cilët diktojne drejtimin e ekonomive te vogla dhe ne rritje si kjo e jona.

Pas kaq vitesh në këtë sektor, çfarë evidentoni si aspektin më pozitiv që ka ky profesion? Çfarë iu këshilloni agjentëve me apo pa ekperiencë, për të qenë të suksesshëm në rrugëtimin e tyre?

Ndoshta aspekti kryesor dhe më i rëndësishëm i këtij profesioni është fakti që të gjithë punojmë për veten tonë, zhvillojmë biznesin personal në mënyrë të pavaruar me një liri në vendimarrje dhe veprim. Ky profesion të jep mundësi të rritesh profesionalisht paralelisht në disa drejtime. Për të qenë të suksesshëm në këtë profesion duhet shumë dëshirë dhe vullnet, duhet zhvillim konstant në profesion me trajnime të shumta, dhe duhet kuptuar që suksesi nuk vjen rastësisht. Krijimi i rrjeteve të komunikimit, njohja e ligjeve dhe procedurave, zhvillimi i marketingut personal do të ndihmojnë këdo që do të ndjekë dhe krijojë me sukses një karriere në këtë sektor.

Century 21 Gold është vendi i duhur për të krijuar hapat e parë të një karriere profesionale dhe për këtë ju mund të njiheni më shumë me aktivitetet më të fundit të zyrës në faqen zyrtare: Century 21 Gold, Instagram apo nëse jeni të interesuar për informacion të drejtpërdrejtë mbi pronat, zgjidhni konsulencën e menjëhershme të ekipit Century 21 Gold në numrin e kontaktit:

 +355 693019885

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: