Ekspertja e Shëndetësisë në PD, Dr.Mirela Tabaku ka publikuar një video ku tregohen radhë ambulancash para spitalit ”Shefqet Ndroqi” si dhe pacientë që vijojnë të trajtohen jashtë.

Tabaku thotë se realitet në spitalet COVID dhe në sistemit shëndetësor është i ndryshëm nga ai që paraqet qeveria.

Po ashtu ajo akuzon Ramën se po e përdor pandeminë për politikë madje duke nxjerrë edhe mjekët të përdoren si mburojë për të mbuluar dështimin qe verisë.
Sipas Tabakut vendit i duhet një qeveri që të ketë prioritet shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

STATUSI NGA MIRELA TABAKU
Realiteti në spitalet COVID dhe në sistemin shëndetësor është i ndryshëm nga ai që paraqet qeveria.
*Për fat të keq, kryeministri i vendit po e përdor pandeminë për politikë, ndërsa njerëzit kanë shumë nevojë për ndihmë.
*Është e pandershmë që mjekët të përdoren si mburojë për të mbuluar dështimin e qeverisë me pandeminë.
Në një nga artikujt në revistën prestigjoze Nature të datës 18 Nëntor 2020, ndër të tjera shkruhet :
Qëllimi është të ‘informojmë” dhe – siç thotë filozofi i besimit Onora O’Neill – “të jetë i arritshëm, i kuptueshëm, i përdorshëm dhe i vlerësueshëm”.
*Qeveria aktuale nuk po e bën këtë, prandaj na duhet një qeveri e re që të ketë prioritet shendetin dhe jetën e qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb