Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një takim për prezantimin e kandidatëve për këshillat bashkiakë të Lushnjes dhe Fierit, ka folur mes të tjerash edhe sulmin që po i bëhet industrisë së birrës në vend.

Ai ka deklaruar se kjo qeveri po sulmon me të gjitha format këtë industri duke u përpjekur ta shkatërrojnë, ndërsa tha se vendi ynë po eksporton të rinj e fuqi punëtore ndërsa importon produkte që mund t’i prodhonte vetë.

“Industrinë e birrës po e shkatërrojnë në të gjitha format sepse do të favorizohet importuesit. Eksportojmë të rinj, fuqi punëtore dhe importojmë produkte që mund ti prodhonim vetë dhe t’i eksportonim si vendet e tjera në rajon që nuk kanë potencialin tonë por kanë mbështetje nga shteti”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: