Gjykata penale e Tiranës cakton burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi.

Arrest në burg u caktua për dy kosovarët Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i Vetëvendosjes. Gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Dy kosovarët kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me drogën dhe se në Shqipëri kishin ardhur me pushime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: