Dalin fotot e personave të arrestuar në kuadër të operacionit policor “PUNISHER 2”, ku u sekuestruan mbi 11 mijë doza ekstazi.

Në këtë operacion u arrestuan Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se trafikantët hiqeshin si pushues nga Kosova dhe udhëtonin drejt Shqipërisë me linja të autobusëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu Policia e Tiranës bëri me dije se shtetasit e arrestuar u lokalizuan në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb