Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të 31 janarit në Ekuador është rritur në 27.

Autoritetet e Ekuadorit deklaruan se kanë ndodhur reshjet më të forta në 19 vitet e fundit dhe se përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, raportuan mediat vendase.

Aktualisht, dy persona figurojnë të zhdukur.

Siç njoftohet, 348 familje janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonet qendrore dhe perëndimore të kryeqytetit Quito.

Ndryshe, sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Menaxhimit të Rrezikut, në përmbytjet e ndodhura në vend që prej muajit tetor, kanë humbur jetën 44 persona, kanë mbetur të lënduar 77 persona, 686 kanë mbetur të pastrehë dhe 5.848 persona kanë pësuar dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb