Numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Ekuador të Amerikës së Jugut është më shumë se 8.000 sesa është njoftuar.

Numri i viktimave nga COVID-19 në Ekuador pas studimeve u azhurnua në 30.744, duke u rritur me 8.786.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se janë zbuluar persona që nuk ishin regjistruar në sistem megjithëse kishin simptoma të COVID-19 dhe se numri i viktimave nga COVID-19 është rillogaritur.

Në Ekuador në 24 orët e fundit me rritjen e 669 rasteve të reja numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 478.615 ndërsa numri i të shëruarve u rrit në 443.880.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb