74-vjeçari Çaush Banaj është viktima e parë në burgjet shqiptare.

Ai ndodhej në Burgun e Drenovës, bashkë me djalin e tij, Enkelejdin, pasi ishin dënuar për një vrasje të trefishtë të ndodhur në vitin 1997, në Mallakastër.

Çfarë ndodhi më 1997-ën:
Çaush e Enkelejd Banaj, babë e bir, kishin në pronësi një ndërtesë dy katëshe, në afërsi të tregut të qytetit të Ballshit, ku në katin e parë kishin bar-restorant dhe në katin e dytë ambient banimi.

Në datën 27.06.1997, rreth orës 20.00, në lokalin në pronë e tyre kanë shkuar për të ngrënë darkë shtetasit Gentjan Nuhaj, Luftar Shehaj dhe Afrim Nuhaj, që të tre banorë të fshatit Usojë të Rrethit Mallakastër.

Pasi kanë përfunduar darkën në verandën e lokalit, ata kanë debatuar me 74-vjeçarin, pasi kishin pretendime në lidhje me pagesën.

Menjëherë pas debatit të krijuar, Çaushi është ka biseduar me djalin e tij Enkelejdin dhe të dy kanë vendosur të reagojnë me armë ndaj tre klientëve të tyre.

Çaushi ka marrë një pistoletë dhe pasi ka dalë nga prapa një kolone të lokalit, ka qëlluar mbi viktimat, ndërsa Enkelejdi ka qëlluar nga ballkoni i katit të dytë, po mbi viktimat, me një automatik, duke ekzekutuar në vend tre personat.

Pas ardhjes së forcave të policisë të tre viktimat janë çuar në spital, ku janë njohur nga familjarët e tyre, ndërsa dy autorët së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes janë larguar në drejtim të paditur, duke u arretsuar më vonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb