Marixa Lemus Perez, është një emër i njohur për botën e krimit në Guatemala. Ajo quhet ndryshe si “El Chapo” femër dhe një nga boset e mafies më të rrezikshme në vendin e Amerikës Latine.

Marixa, kandidoi në të kaluarën ka kandiduar dhe si kryetare bashkie, ndërsa për pak vite, është kthyer në kriminelen më të rrezikshme të kokainës dhe konsiderohet si porositja e shumë vrasjeve.

Ajo u arrestua në vitin 2017 dhe u dënua me 94 vite burg për një sërë krimesh brutale. Në vitin 2011, Marixa kandidoi për kryetare bashkie në qytetin Moyuta.

Ky vendim erdhi pas vdekjes së të motrës, që u vra gjatë një mitingu me mbështetësit e saj. Si zëvendësuese e së motrës, që ishte më herët kandidate për kryetare bashkie, u vendos pikërisht Matrixa Lemus Perez. Ajo nuk arriti të shpallej fituese he humbi me një diferencë të ngushtë votash nga kandidati tjetër në garë.

Të qenit kryetar bashkie ishte kthyer si një biznes familjar, pasi vëllai i Marixsës, Magno e mbajti këtë post derisa vdiq në vitin 2009 nga një atak në zemër.

Marixa gjithashtu ka tentuar dhe të arratiset disa herë nga burgu. Përpjekja e parë erdhi në viin 2016, kur arriti të kalonte murin rrethues të burgut, por u arrestua pak më vonë. Një vit më pas, ajo tentoi të arratisej sërish, këtë herë e veshur si një gardiane. Por policia arriti ta gjente dhe ta arrestonte dy javë më vonë në El Salvador.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb