ELBASAN- Një automjet është djegur pasditen e sotme në dalje të tunelit në Elbasan. Sipas të dhënave të para, automjeti tip “Benz C Class” që drejtohej nga një vajzë ka marrë flakë menjëherë në dalje të tunelit.

Nga hetimet paraprake, mësohet se automjeti është djegur pasi është nxehur motori. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: