Menjëherë pas konstituimeve, bashkitë i janë rikthyer punës intensivisht, pavarësisht muajve të verës dhe periudhës së pushimeve. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Gledian Llatja inspektuan nga afër punimet që po kryhen për sistemimin e shesheve të pallateve dhe rikonstriksionin e rrugës “Mustafa Demiri” në Lagjen “5 Maji” në Elbasan, e cila është një nga lagjet më të mëdha, por edhe më problematike përsa i përket informalitetit.

Në fjalën e tij Balla tha se investimi ishte e domosdoshëm, pasi ndërhyrjet informale kishin shkaktuar bllokim të kanaleve dhe për pasojë, përmbytje

“Fiks 2 muaj më parë, në 2 Qershor, kjo ishte një prej lagjeve që u përmbyt nga shirat e shumtë që ranë dhe konfirmoi domosdoshmërinë për një ndërhyrje të thellë e të shpejtë.

Dua ta falenderoj Gledin, bashkinë për planifikimin brenda këtij viti të një prej lagjeve me shumë informalitet, por që informaliteti kishte shkaktuar edhe bllokim të kanalizimeve dhe rrugëve.

Dua t’i garantoj banorët e Elbasanit, që kjo punë intensive që ka nisur prej ditës së parë të punës së Gledit, do të vijojë në çdo cep të Elbasanit, për të zëvendësuar informalitetin me blloqe banimi komode, hapësira të gjelbra, dhe kënde lojërash për fëmijë” deklaroi Balla. Ndërsa Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja nga ana e tij është angazhuar t’u qëndrojë mbi kokë punimeve në çdo cep të Elbasanit për të qenë garant i zbatimit korrekt të projektit dhe cilësisë së tij.

“Ky investim i Bashkisë së Elbasanit prek gati 1500 banorë të zonës. Është rikualifikim i bllokut të pallateve, i rrugës, i shesheve të pallateve, duke përfshirë dhe gjelbërimin dhe ambientet e pushimit.

Kemi ardhur të inspektojmë punimet dhe do t’i qëndrojmë mbi kokë duke u konsultuar edhe me banorët e lagjes.”, tha Llatja. Punimet në këtë lagje do të përfundojnë brenda dy muajsh dhe vjeshta nuk do t’i gjejë më banorët mes baltës e tymit. Fokusi i bashkive tashmë është zhvendosur në lagjet periferike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: