VLORE – Goditet për shkak të detyrës me levë në kokë dhe humb jetën në spital një elektriçist në fshatin Gjorm të Vlorës.

Ngjarja u shënua ditën e sotme, ndërsa elektriçisti Hajri Gullçi 60 vjeç është goditur gjatë një aksioni për ndërprerjen e linjave të paligjshme të energjisë dhe kundër debitorëve.

Sipas policisë, 60-vjeçari ka debatuar me dy nga banorët, të cilët i kanë kërkuar të largohej, e pas kundërshtimit të tij e kanë goditur me levë në kokë.

Elektriçisti u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: