Pavarësisht se eleminoi Italinë, për trajnerin Shpëtim Duro, skuadra e Kanada-së është favorite ndaj Bosnje-Hercegovinës. Kjo është ajo që tha Duro, i ftuar në Botërori Amerikan në News 24.
“Edhe lojtarët e Kanadasë luajnë në Europë dhe jo në Kanada. Kjo tregon nivelin e skuadrës, është ekip organizativ. Mund të them se ka avantazh Kanadaja pak më shumë, mund të krijojë probleme. E shikoj një ndeshje të ekuilibruar, mund t’i kenë të gjitha rezultatet. Bosnja nuk është ndonjë ekip kushedi çfarë.
Bosnja ka patur një ekip më të mirë para disa vitesh. Me këtë brez, ka talente, por vetëm kaq. Kjo është edhe çështje fati.
Davies ka luajtur mirë në Francë. Milan merr lojtarë 40 milionë dhe dështon. Dzekon do e merrnin edhe me gjysmë-këmbe. Për shkak të përvojës, mund ta japi atë.”.
