TIRANE

Një ndër të parat artiste që ka postuar menjëherë kodin e Anxhela Peristerit në Eurosong është jo më pak energjike dhe shpërthyese në skenë.

Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, përfaqësuese e Qipros në Eurovision 2018, i vuri zjarrin skenës evropiane me “Fuego” dhe të gjitha skenave të tjera ku këndoi pas saj, edhe asaj shqiptare.

Nga profili në Instagram, Eleni ka postuar foton e artistes shqiptare duke shprehur mbështetjen e saj dhe të gjithë fansave që e ndjekin.

Krahas Elenit, edhe shumë artistë të tjerë që jetojnë jashtë Shqipërie kanë postuar foton e përfaqësues shqiptare në profilet e tyre duke u kërkuar të gjithë bashkëkombësve shqiptarë të mbështetin artisten e vendit tonë.

Kujtojmë që grupi italian “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni” është shpallur fituesi i Eurovision 2021. Ai është vlerësuar me 524 pikë nga juria profesioniste dhe publiku.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb