Per Elettra Lamborghini nuk është vetëm mbiemri i saj që e bën të bjerë në sy. Format e saj bombastike, tatuazhet e ekzagjeruara dhe piercing në limitet ekstreme, trashëgimtarja e shtëpisë automobilistike të luksit ka pa dyshim vëmendjen e të gjithëve.

Mes deklaratave të tipit:”Dua të bëj një film porno’ e fotove me bikini në rrjetet sociale, ne jemi të sigurt që Elettra Lamborghini do të bëjë gjatë të flasin për të.

Tani ajo po debuton në një program televiziv, ku do të jetë ndër protagonistet e Super Store, një reality i Mtv ku do të përfaqësojë Italinë.

Në tapetin e kuq të Mtv Europe Music Awards, Elettra e veshur me një fustan transparent të John Richmond ka treguar gjithçka kishte veshur.

Në pamje të parë fotografët kanë fiksuar mbathjet qe ngjanin si një lines, me te cilat mbulonte pjesët intime si dhe dy kupa në gjoks të cilat kishin të njëjtën ngjyrë me gjoksin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb