TIRANE- Edhe pse kanë kaluar vitet, ajo mbetet një ikonë e muzikës dhe artit shqiptar. Vazhdon të bëjë këngë e projekte të bukura, ndërsa shqiptarët thonë për të se është si vera: sa më e vjetër, aq më e mirë. Për Eli Farën shkruhet e flitet mirë, por edhe keq.

Së fundi ajo ka pohuar për gazetën “Panorama” se me shpifjet nuk ka kohë të merret, por bën këngë të bukura për publikun: “Për mua këto gjëra që nuk janë të vërteta, apo shpifje që dalin, nuk më bëjnë përshtypje, e kaloj me të qeshur, pa asnjë fjalë. Kaq, nuk meritojnë më shumë vëmendje. Pjesa më e mirë për mua është kënqësia që më jep publiku, këngët e reja që bëj, të cilat shpresoj të bëhen hite.

Kjo më jep kënaqësi, sepse mendoj se me këngët e fundit kam gllabëruar edhe fëmijët e vegjël që këndojnë këngët e mia. Kjo do të thotë se kam kapur të gjitha brezat, një sukses i jashtëzakonshëm besoj për çdo artist’’, shprehet këngëtarja Fara, e cila përveç muzikës bën një kujdes të jashtëzakonshëm edhe për dukjen dhe imazhin e saj.

“Nuk është se nuk tregoj kujdes, sidomos investoj shumë për imazhin. Ndonjëherë të vjen keq që për një ndriçim ose pozicion të keq, të prishet imazhi dhe nuk mban askush përgjegjësi. Tregoj kujdes vetë, nuk frekuentoj sallone bukurie apo parukeri, dëshiroj të bëj shopping dhe kjo më bën të ndihem mirë, në kuptimin që jo të më bëjë më të re, por të ndihem mirë në momentin që jetoj”, thotë më tej Eli, e cila ka nisur angazhimet për këngët e reja që do të shpërthejnë për vitin 2016.

“Për këtë vit kam filluar të mendoj për këngën e re, shpresoj që në pranverë të jetë gati. Sigurisht që është e vështirë në fush­ ën e artit, se konkurrenca është e madhe dhe dalin shumë talente, kështu që të
kesh vazhdimësi duhet edhe pak zgjuarsi”.

Përsa i përket martesës së saj, ajo thotë: “Nuk jam bërë pishman për asgjë që ka ndodhur, nuk është çudi që edhe sot të bëj gabime. Unë martesën time nuk e quaj dështim, e quaj një gjë që njeri e ndien dhe e bën në moment, por nuk shkon dhe vazhdon më tej në rrugën”, shprehet në fund Eli Fara.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: