Të gjithë e njohin Marina Farën si vajzën e këngëtares Eli Fara, por edhe nga setet e fotove provokuese në rrjetet sociale. Vëmendja e madhe mediatike që Marina ka marrë kohët e fundit është fokusuar kryesisht në statusin e saj privat.

Pak muaj më parë, u mësua se Marina shpalli fejesën me një biznesmen të njohur në Tiranë dhe vetëm pak ditë më parë, mediat postuan lajmin se ajo i ka dhënë fund fejesës dhe tashmë ka krijuar një lidhje të re.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të promovuar klipin e saj të ri, Eli Fara është përballuar edhe me disa pyetje nga publiku, ndër to edhe ato për vajzën që e ka pikë të dobët.

Eli thotë se përpiqet që të mos u japë rëndësi, por, natyrisht, si ҫdo prind, edhe ajo nuk ndihet mirë për komentet e jetës së saj në media e portale: “Për mënyrën se si i sjellin të tilla lajme, askujt nuk i vjen mirë, sidomos prindit. Unë mundohem të mos u kushtoj rëndësi këtyre komenteve. Për mua është e pakuptimtë të merresh me jetën private të një njeriu që, për më tepër nuk është personazh publik. Ajo nuk është personazh publik dhe nuk ka nevojë për t’u komentuar nga të tjerët…” – thotë Eli duke iu referuar lajmeve të fundit për Marinën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: