Liverpool mbylli rrugëtimin e FA Cup që në çerekfinale, teksa u mund 4-3 nga Manchester United, në një ndeshje që zgjati 120 minuta. Pas ndeshjes, trajneri i The Reds, Jurgen Klopp tregoi këndvështrimin e tij për atë që u pa në fushë.

“United luajti mirë në fillim, ishte e qartë, ata shënuan golin e parë. Ne duhej të organizoheshim pak më mirë. Në momentin që gjetëm mundësinë e parë për të shënuar, gjetëm ritmin dhe dukej se gjërat po shkonin në rrugën e duhur. Pastaj 2-1 ishte absolutisht i merituar. Dhe pjesa e dytë ishte e jashtëzakonshme, absolutisht e jashtëzakonshme ajo që  bëmë.

Në shtesë u bë shumë e vështirë për ne. Ishte hera e parë që pashë ekipin tim në vështirësi. Ne vërtet shpresojmë dhe lutemi që të mos ketë dëmtime të lojtarëve në ndeshjet e kombëtareve dhe pastaj të fillojmë pjesën tjetër të sezonit” – Tha mes të tjerash Klopp.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: