Dështimi i radhës në Champions rrezikon të krijojë viktima të famshme rrotull “Parc des Princes” dhe më konkretisht në shtëpinë e Paris Sën Zhërmenit.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, padroni i klubit parizien, Naser Ghanim Al-Khelaifi, ka ndërmend të largojë dy emra big në merkaton verore.

Bëhet fjalë për argjentinasin Angel Di Maria, që kundër Mançesëter Junajtid në 1/8-at e finaleve të Ligës së Kampioneve, ishte ndër më të mirër në fushë, dhe për uruguajinin Edision Kavani, që u la në stol në fillim të ndeshjes dhe u aktivizua nga trajneri Tomas Tushel në pjesën e dytë. Dy lojatarët amerikano-jugorë janë me valixhe në dorë dhe do të largoheshin me ardhjen e ofertës së duhur, ndërsa Al-Khelaifi do të mendonte për afrimet e tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb