TIRANE – Ashtu siç kishin paralajmëruar, këngëtaret e njohura të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, Elina Duni dhe Eda Zari, zhvilluan koncertin protestë pasditen e sotme në Tiranë, kundër HEC-eve dhe ligjit të plehrave!
Qytetarë të shumtë iu bashkuan sot protestës së veçantë në sheshin përpara Piramidës.

Me një karrierë të suksesshme në Europë e më gjerë, artiste që kanë shkëlqyer në skena e ekrane të Perëndimit, dy këngëtaret janë rikthyer në Atdhe për një kauzë që e konsiderojnë të drejtë: Në mbrojtje të TOKËS, të UJIT, të AJRIT, të JETËS!

14572182_10210079601178760_4976744441637418492_n

Këngëtarja Eda Zari e ka konsideruar ndërtimin e HEC në Valbonë të tmerrshëm. “Kjo është e tmerrshme, kjo është dhimbje, kjo është padrejtësi haptazi ndaj natyrës, ndaj gjithçkaje që frymon. O njerëz, kjo mund të na ndodh nesër secilit prej nesh. Po nuk mund të rrihet këmbëkryq, nuk bëhet më sehir!”.

Të dyja të rritura në familje artistësh, e të angazhuara me koncertet e shumta anë e kënd, Eda Zari dhe Elina Duni kanë lënë angazhimet personale për t’iu kushtuar një kauze. Kujtojmë se Zari në ketë fillim tetor nxjerr albumin e saj të ri kushtuar Fan Nolit, ndërsa Duni, vijon koncertet. Vetëm pak ditë më parë media raportoi për suksesin e saj në Gjenevë.

Një ditë më parë në Tropojë u zhvillua koncerti-protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë. Qytetarë të shumtë nga e gjithë Shqipëria u mbledhën për të kundërshtuar ndërtimin e HEC në këtë zonë natyrore por edhe personazhe të njohura të skenës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: