Elon Musk ka deklaruar së fundmi se ka në plan të gjejë një person tjetër për të marrë detyrën e tij si drejtues i përgjithshëm i rrjetit social “Twitter” deri në fund të vitit 2023.

Musk foli për planet e tij të së ardhmes në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai që u zhvillua sot, ndërsa nuk është ende e qartë se kush mund të jetë pasardhësi i miliarderit në krye të “Twitter”.

“Më duhet të stabilizoj gjithçka dhe thjesht të sigurohem se kompania është në një pozicion financiarisht të shëndetshëm dhe që e ardhmja e “Twitter” të jetë e përcaktuar qartë”, tha Musk përmes një komunikimi në video.

“Mendoj se ndoshta rreth fundit të këtij viti do ishte një moment i mirë për të gjetur dikë tjetër për të drejtuar kompaninë”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: