TIRANE

Gjatë një bisede me konkurrentët e “Ferma VIP”, këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer eksperiencën e saj në burg. Ajo tha se disa nga gjërat që bëri ishte t’u tregonte më shumë për historinë e Romës së lashtë, por edhe përllogariste kohën që u kishte mbetur për të vuajtur në burg. Nga ana tjetër, tha se për vete ishte e qetë se e dinte që do të dilte.

“Një nga detyrat që kam bërë unë aty, se niveli i alfabetizmit ishte shumë i lartë, unë u tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Vinin tek unë dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja se kur do të dilnin. Unë improvizoja se nuk e dija. Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vinin thoshin ‘nuk e di kur do dal’.

Unë me logjikë u thoja shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje. Unë bëja plus minuse. Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja dhe isha e qetë”, rrëfeu Elsa.

E pyetur nga Albano Bogdo nëse në qeli kishte gra të dhunshme, ndërsa Elsa iu përgjigj:

“Po, kishte! Sa të duash kishte. Aty edhe kanë përdhunuar Që çke me të.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb