TIRANË

Në dëshminë e tij oficeri i Rinasit Astrit Kurti zbardh dy e-mailet e dërguara nga Albcontrol ku njoftohet pezullimi i fluturimeve.

Kurti shpjegon në raportin e shërbimit se rreth orës 11:00 ka shkuar te zyrat e load kontrollit për të marrë informacion për avionin që vinte nga Athina për në Tiranë dhe se aty i kanë konfirmuar punonjësit se nuk ka më fluturime, dhe se pasagjerët që kishin bërë check in do ktheheshin dhe nuk do fluturonin për shkak të pezullimit të fluturimeve.

Ai rrëfen se është thirrur dhe është pyetur si personi që ka dijeni për veprën penale punonjësja e ODM Edona Pullazi e cila ka deklaruar se prej 23 vitesh punon në aeroportin Nënë Tereza. Pullazi deklaron se kolegu i saj e kishte njoftuar se kishte ardhur një email nga Albcontroll për pezullimin e fluturimeve ajrore në aeroportin Nënë Tereza, ku e mail i parë i orës 10:00 ka qenë për pezullimin e fluturimeve nga ora 09:30-12:00.

Pullazi ka deklaruar më tej se më pas ka ardhur një email tjetër po nga Albcontrol i cili ka anuluar mesazhin e orës 10:00, ku në përmbajtje kishte lejimin e fluturimeve ajrore dhe më pas në orën 12:00 ka ardhur email i fundit nga Albcontrol për pezullim të fluturimeve deri ditën e nesërme me datë 08.04.2021 në orën 12:00. Pullazi ka deklaruar më tej se nga momenti që ka ardhur e mail për anulim të fluturimeve nuk është kryer asnjë operim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb