Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen plenare të radhës, në prani të gjithë anëtarëve të Këshillit si dhe të ftuarëve përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Programi OPDAT.

Nën drejtimin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zotit Alfred Balla, mbledhja ka nisur me miratimin e proces-verbalit të seancës plenare të datës 13.04.2022.
Më pas, përmes praktikës së caktimeve të përkohshme, Këshilli ka vendosur unanimisht miratimin e projekt-akteve për caktimet e përkohshme në pozicionin Prokuror për zonjën Elidjana Kasa, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ndërkohë, me 8 (tetë) vota pro, 1 kundër (z.Sokol Stojani) dhe në mungesë të zotit Zeqir Hoda, pas deklarimit të konfliktit të interesit nga ana e tij, Këshilli miratoi edhe projekt-aktin për caktimin e përkohshëm në pozicionin Prokuror, të zotit Kujtim Basha, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Në vijim, janë miratuar unanimisht caktimet e përkohshme për katër (4) Drejtues të zyrave të prokurorive si vijon;
– Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të zotit Asllan Bajramaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet;
– Miratimin e projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të zotit Kledian Llaho, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë;
– Miratimin e projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të zotit Aurel Zarka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;
– Miratimin e projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të zotit Moisi Duda, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi unanimisht të miratojë projekt-aktin për mbarimin e statusit të magjistratit për zotin Brahim Dragjoshi, prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër si dhe pranimin e kërkesës dhe miratimin e qëndrimit në detyrë të magjistratit z. Thoma Jano, deri në mbushjen e moshës 70 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: