TIRANE

Emina Cunmulaj ka publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur, shumë pranë ardhjes në jetë të vogëlushit të saj. Më e lumtur se kurrë, teksa pret që djali i parë të vijë në jetë modelja ka ndarë me të gjithë fjalët më të ndjera për të.

“Edhe pak javë kanë mbetur nga të qenurit vetëm me njëri-tjetrin. Dhe më pas, bëhu gati sepse një botë e madhe të pret. Ka kaq shumë njerëz që të duan dhe mezi po të presin. Ka edhe shumë gjëra që mami do t’i mësojë që duke u rritur të bëhesh një person i mirë, xhentëlmen dhe i ndershëm”, shkruan ish-supermodelja.

Teksa pritjes së ëmbël i vien fundi, Emina po e përjeton gjithçka shumë më tepër, ndërsa dy vajzat e saj dhe bashkëshorti presin bebin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: